Jo për nivelin e tenisit, pasi nuk ka kohë të merret me të. Gjithsesi, Kristiano Ronaldo ishte shumë tërheqës në Paris, ndërsa shkoi të ndiqte Rolan Garosin. Ylli i Realit po bën disa ditë më shumë pushim, për shkak të finales së Championsit, përpara sesa të bashkohet me kombëtaren e Portugalisë, dhe pjesë e shlodhjes ishte edhe udhëtimi në kryeqytetin e Francës.
Kristiano doli në fotografi me njërin nga tenistët pjesëmarrës të turneut Grand Slem, dhe fiziku i tij i jashtëzakonshëm bëri shumë përshtypje, a thua se ai nuk është futbollist, por një kampion tenisi si Rafael Nadali. Jo më kot, titujt mediatikë ishin: Mos vallë ky është Nadali i ri?
Gjithsesi, CR7 nuk do të ketë shumë kohë të merret me tenisin, pasi shpejt përfundon pushimet dhe bashkohet me Portugalinë, për t’u përgatitur për Botërorin. Në moshën 33-vjeçare, ai do të përpiqet të udhëheqë kombëtaren e vendit të tij drejt një tjetër titulli të madh, pasi fituan Kampionatin Europian në 2016 në Francë.
Sfidanti.al