Mos vallë edhe Juventusi është si nervat e shkatërruara të Alegrit?!

Në një ndeshje futbolli mund të ndodhin shumë gjëra, mund të ketë vendime të arbitrit (tani edhe të VAR-it), që mund të konsiderohen të padrejta nga njëra palë apo nga tjetra dhe shpesh trajnerët reagojnë ashpër. Gjithsesi, shpërthimi i Maks Alegrit të Juventusit, gjatë humbjes 2-4 në finalen e Kupës së Anglisë, ishte më shumë sesa një reagim i zakonshëm. Tekniku juventin u duk tepër i rraskapitur nga ana nervore, siç e tregon shpesh edhe pamja e tij e jashtme, dhe ai protestoi fuqishëm kur Brozoviç nuk mori të verdhën e dytë, siç ai mendoi kur kroati goditi topin në shenjë proteste. Më pas, ai kërceu përpjetë kur u dha penalltia e parë për Interin dhe shkoi të zihej në stolin zikaltër me zv. trajnerin Farris. Kulmi erdhi tek goli i katërt interist, kur sërish shkoi të përplasej me stolin kundërshtar dhe atëherë arbitri e përjashtoi me karton të kuq. Duket se vështirësitë e këtij sezoni kanë bërë të vetën tek Alegri dhe nuk dihet nëse ai do të qetësohet sa duhet për të qenë gati për edicionin tjetër, kur prej tij kërkohet titulli.

Sfidanti.al