Mediat flasin për ekstazë të Interit, tifozët tallen me Alegrin

Kur fiton je gjithmonë shumë i mirë, edhe kur luan keq. Nuk është aspak ky rasti i Interit që mori Kupën e Italisë ndaj Juventusit duke luajtur mirë, ndaj edhe entuziazmi i mediave italiane u duk me vend. “Ekstazë e Interit, – hap faqen e parë “La Gazeta delo Sport”, – Kupa e Italisë për zikaltërit. Juvja, me zero tituj!” “Të gjitha janë për të, – shkruan “Il Korriere delo Sport”, – pas Superkupës, edhe Kupa e Italisë. Triumfi është i Interit!” Çdo të thotë kjo humbje për Juventusin? Ekipi i madh mbeti pa trofe pas 10 vitesh që fitonte të paktën një të tillë, dhe dëshpërimi u kuptua nga nervat në kulm të trajnerit Alegri, që u përjashtua pas përplasjes me stolin kundërshtar. Tifozët në rrjetet sociale kanë nisur të tallen me teknikun bardhezi, duke e qortuar se gjithmonë dëshiron të mbrojë rezultatin dhe gjithmonë dështon, siç i ndodhi këtë vit ndaj Interit edhe në Superkupë, apo në Champions radhazi ndaj Bajernit, Reali apo edhe ekipeve të tjera.

Sfidanti.al