“Mornica” për Francën, “Topi i Artë” Benzema rrezikon Botërorin!

Besohet që është e sigurt se nuk do të luajë dot në ndeshjen e parë të kampionëve të rruzullit ndaj Australisë. Karim Benzema dihej se nuk ishte mirë fizikisht, ndërsa mori një goditje të rëndë sepse u dëmtua në stërvitjen e fundit të “gjelave”, që ishte edhe seanca e tij e parë e plotë me ekipin. Ekziston frika se “Topi i Artë” i “Frans Futbollit” rrezikon të humbasë gjithë fazën finale të Kupës së Botës në Katar, gjë që do të ishte një tronditje e madhe për Francën. Deri tani, trajneri Deshamp ka humbur shërbimet e lojtarëve shumë të mirë si Pogba apo Kante.

Sfidanti.al