Fylkrug, Verderi i fal Gjermanisë një sulmues “pa dhëmbë”, por që “kafshon”!

Nuk është aspak i ri, veçse cilësohet një zbulim. Kampionati gjerman arriti t’i siguronte kombëtares së “teutonëve” një sulmues që premton, dhe që debutoi me gol me fanelën e katër herë kampionëve të botës. Ky është Niklas Fylkrug, sulmuesi 29-vjeçar i Verderit të Bremenit, “shpikja” më e fundit e trajnerit Hansi Flik, ashtu si Grifo i Frajburgut ishte shpikja e fundit e trajnerit të Italisë, Mançini. Mediat gjermane, me dashamirësi, e quajnë Fylkrugun “sulmuesi pa dhëmbë” sepse atij i mungon një dhëmb i përparmë, por kjo duket se nuk e ka penguar që të “kafshojë” siç ka bërë në Bundesligë, dhe siç bëri në miqësoren ndaj Omanit.

Sfidanti.al