Ndoshta Mesi do të luajë shah me Ronaldon në ndeshjen e parë të Argjentinës!

Suksesi i tij në rrjetet sociale për një seancë fotosh të kompanisë Luis Vuiton ishte i plotë. Lionel Mesi mori mbi 10 milionë pëlqime për inskenimin sikur po luante shah me rivalin e tij të përjetshëm Kristiano Ronaldo, ndërsa portugezi mori 12 milionë pëlqime. Në rrjetet sociale, ai është më lart se argjentinasi. Gjithsesi, suksesi në fushën e lojës duket pak i dyshimtë për “Pleshtin” të paktën për ndeshjen e parë të Argjentinës në Kupën e Botës ndaj Arabisë Saudite, edhe pse ka ende kohë. Lajmet janë që Mesi nuk preku top me këmbë në seancën e fundit stërvitore dhe që trajneri Skaloni ka bërë gati Papu Gomezin si zëvendësues nëse kapiteni nuk ia del. Natyrisht, ka ende dy ditë të paktën deri në përballjen në Katar.

Sfidanti.al