Italia “mallkon” Botërorin: Na pret një muaj prej ferri!

Ndërsa për pjesën më të madhe të botës do të jetë një festë, në Apenine mund të thuhet se do të shpallet zi kombëtare. Kjo të paktën në Italinë e futbollit që vërtet është 4 herë kampione e botës, por nuk merr pjesë në finalet që nisin sot në Katar. “Tortura e të kaltërve’ shkruajnë mediat europiane, ndërsa vetë kampionët e futbollit “axurr” thonë se “na pret një muaj vuajtjesh”. Është koha për të ribotuar kopertinat e gazetave pas eliminimit që Italia pësoi nga Maqedonia e Veriut dhe me titullin e “La Gazeta delo Sportit” që ishte: Jashtë nga kjo botë!

Sfidanti.al