Trajneri Stefano Pioli i ftoi futbollistët e tij që të shkonin tek tribuna e ultrasve prapa portës. Disfata 0-2 në fushën e Specias ishte tepër e rëndë, aq më tepër pas dorëzimit (të paktën për 45 minuta) ndaj Interit në Champions, dhe në prag të ndeshjes së dytë të Ligës së Kampionëve. Skuadra e Milanit u përball me tifozët për rreth 2 minuta, të cilat u dukën tepër të gjata. Ekipi kërkoi falje dhe premtoi kthesën që ndaj Interit, ndonëse nuk dihet sesa mund ta realizojë.
Sfidanti.al