Ish-kapiteni e thotë se kjo situatë duhet cilësuar një neglizhencë. Pra, Bajerni sot është shumë larg kohëve kur kishte Robert Levandovskin, të mbështetur nga Frenk Riberi dhe Arjen Roben, ndërsa Tomas Myler ishte në moshë më të përshtatshme. Sot, bavarezët kanë vetëm Çupo-Motingun, ndërsa në krahë janë Gnabri dhe Sane që nuk po i përmbushin parashikimet si pasardhës të dyshes Ri-Ro. Lotar Mateus flet për këtë temë, ndërsa thekson se “Bajerni gjithmonë ka pasur një numër 9 të fortë”. “Vjet Bajerni e neglizhoi këtë problem, – thoët Mateusi, – ndoshta me kërkesë të Nagelsmanit. Me dëmtimin e Çupo-Motingut dolën problemet. Një si Osimheni do të ishte zgjidhja më e mirë”.
Sfidanti.al