Pioli mbetet me besim: Me Leaon, të fitojmë ndeshjet e mbetura!

Detyra kryesore është që të përmbysë rezultatin në Champions, ndërsa kuqezinjtë kanë problem edhe zonën e Ligës së Kampionëve në kampionat. Këtë e di mirë trajneri Stefano Pioli, i cili mendon se Milani mund t’i realizojë objektivat që ka përpara. Disfata 0-2 me Interin dëmtoi jo pak moralin, por trajneri nuk ka ndërmend të dorëzohet. “Shpejt Leao do të kthehet në ekip, – thotë Pioli, – unë e njoh skuadrën, i njoh lojtarët e mi. Ne nuk jemi keq, edhe pse Interi është i fortë. Ndeshje e vështirë, por kemi një mundësi. Dëmtimi i Benaserit na prishi shumë punë, por Leaon shpresojmë ta kemi gati për Interin. Me të, mund t’i fitojmë ndeshjet”.

Sfidanti.al