E kemi thënë që deri në 15 prill nuk ishin “kërrkund”. Yjet ofensivë zikaltër kishin humbur toruan e busullën dhe skuadra po e ndjente, por tashmë u bë një muaj që gjendja ka ndryshuar. Sulmi i Interit shënon me mesataren 3 gola për ndeshje falë Romelu Lukakut, Lautaro Martinezit dhe Edin Xhekos, ndërsa në regji është kthyer Brozoviç, ndihmuar nga Çalhanoglu e Mkitarian. Fitorja 4-2 ndaj Sasuolos nuk ishte e lehtë, por u duk e tillë. Interi ka 24 gola në 8 ndeshjet e fundit, dhe 16 prej tyre janë shënuar nga sulmuesit.
Sfidanti.al