Milan-Juve, rikthime të rëndësishme për kuqezinjtë dhe bardhezinjtë!

Dy nga gjigandët e Italisë pritet të kenë formacione më të plota për kryendeshjen e javës në Serinë A që do të luhet të dielën në mbrëmje në “San Siro”. Përballja e xhiros së 23-të, që do të luhet në 20:45, besohet se do të jetë edhe më e fortë e më e bukur sepse Milani do të ketë të paktën dy lojtarë më shumë, dhe Juventusi të paktën tre. Kuqezinjve do t’u rikthehet Tonali pasi shleu pezullimin, si dhe Romanjoli që doli negativ në testin e fundit për Kovidin. “Zonja e Vjetër” pritet të ketë mungesa të rëndësishme si Kieza, që ka mbyllur sezonin, Bonuçi, Bernardeski (në dyshim) dhe Ramsej që është me Kovid. Gjithsesi, në skuadër trajnerit Alegri i kthehen portieri Shezni, mbrojtësi De Ligt dhe mesfushori Mekkeni. Po ashtu, Bernardeski mund të përfshihet në ekip. Në balotazh Kielini e Rugani në mbrojtje.

Formacionet r mundshme

Milani (4-2-3-1): Menja, Florenci, Kalulu, Romanjoli, Teo Hernandez, Tonali, Kruniç, Selemekers, Diaz, Leao, Ibrahimoviç.

Juventusi (4-2-3-1): Shezni, Kuadrado, De Ligt, Rugani (Kielini), Pelegrini, Betankur, Lokateli, Mekkeni, Dibala, Kulushevski, Morata.

Sfidanti.al