Në gjermanisht fjalës i thonë “bekloppt” apo edhe thjesht “idiot”, siç përdoret edhe në gjuhë të tjera. Nuk është se e përdori këtë sharje Lina Majer, e dashura e Xhoshua Kimihut, ndërsa komentoi për një postim të futbollistit të Bajernit. Kimih botoi në Instagram një mesazh falenderues për tifozët që e përzgjodhën si Lojtarin e vitit në Gjermani. Në foto ishte Kimih me fanelën e kombëtares, por Lina komentoi “nxirre bluzën nga të mbathurat”. Ajo mori 4 300 pëlqime në 19 orë, vlerësime si “100 për qind me mendimin tuaj”, “sa e këndshme” apo “çfarë çifti i këndshëm”. Një tifoz komentoi për Linën se “ju fituat 10 fanela me këtë koment”. Mediat bavareze shkruan se komenti i të dashurës së Kimihut mund të përkthehet me fjalën “bekloppt” apo “dork” në anglisht, që në një kuptim do të thotë “njeri jo social”. Mos vallë vërtetë Xhoshua Kimih është asocial?!
Sfidanti.al