Mik Shumaher pas testeve: U argëtova shumë

Në testet e para sezonale në Formula 1 që u zhvilluan në Bahrein e gjithë vëmendja ishte te Mik Shumaher. Piloti 20 vjecar, djali i legjendës së këtij kampionati Mikael Shumaher, ditën e martë testoi makinën Ferrari duke u renditur në vendin e dytë, ndërsa të mërkurën mori kreu testimet me Alfa Romeo Racing duke regjistruar një kohë të ngjashme, me vetëm 22 të mijtat më shumë se ajo me Kokëkuqen, duke u renditur në vendin e pestë.

‘Për të qenë i sinqertë, nuk e prisja që të bëja një paraqitje të tillë-tha Mik Shumaher-por ishte kaq argëtuese sa u bë e lehtë për mua për të tentuar përmirësimin. Kjo edhe sepse të dyja skuadrat u treguan të gatshme dhe të afta për të më mësuar gjithcka. Kishin diferenca mes tyre, por unë jam i kënaqur me të dyja skuadrat’.

Për mik Shumaher ishte evështirë të bënte një krahasim mes këtyyre dy ditëve testesh, por ai u shpreh i bindur se te të dyja skuadrat u bë një punë shumë e mirë.

sfidanti.al