Prej javësh po flitej, por tani është zyrtare. Mario Manxhukic do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit edhe për 2 vjet të tjerë. Sulmuesi kroat që në 21 maj do të festojë 33 vjetorin e lindjes, rinovoi kontratën me Zonjën e Vjetër deri në vitin 2021.
Manxhukic që u transferua te Juventusi në vitin 2015, është kthyer në një lider në dhomat e zhveshjes së skuadrës bardhezi dhe është një element i rëndësishëm për trajnerin Masimiliano Alegri. Në këto 4 sezone me Juventusin, Mario Manxhukic ka luajtur 159 ndeshje me skuadrën torineze duke shënuar 43 gola e duke dhënë 19 assist.
‘Karizma e Manxhukic është dicka që perceptohet sa herë që ai zbret në fushën e lojës-lexohet në faqen zyrtare të Juventusit-ai është një kampion tërheq të gjithë me shembullin e tij, shembull të cilin do të vazhdojë ta japë edhe në dy vitet e ardhshme’.
sfidanti.al