Kush mendoi se tërheqja e Konor Megregor nga MMA ishte e shtirur ka menduar drejt. vetëm 9 ditë pas deklaratës së famshme, gjithnjë nëpërmjet rrjeteve sociale, ‘The Notorius’ bëri të ditur rikthimin e tij në oktagonin e UFC. Por duket se pas kësaj qëndrojnë polemikat sociale me rivalin e tij Kabib Nurmagomedov, kampionin e peshave të lehta.
Gjithcka nisi nga një postim në Twitter i McGregor që kishte publikuar një foto të Kabib me bashkëshorten e tij që kishte veshur vellon tradicionale Myslimant të shoqëruar me mesazhin: Bashkëshortja jote është një mbulesë tavoline.
Reagimi nga ana tjetër ishte i menjëhershëm dhe i pari që e bëri këtë ishte agjenti i Nurmagomedov, Alo Abdelaziz që tha: ‘Ky njeri fyen bashkëshorten e dikujt tjetër dhe tallet me besimin fetar të saj, nuk e kupton se kështu fyen 1.5 miliardë myslimanë. Besimi fetar dhe familja nuk preken.’ Më pas ishte vetë Kabib që reagoi duke postuar foton e një vajze që e akuzon Mekgregor si babain e fëmijës së saj. ‘Je një përdhunues, një hipokrit që nuk mban përgjegjësi për veprimet e tua. Drejtësia do të të gjejë. Do ta shohim-tha Nurmagomedov.
Në të gjithë këtë stuhi polemikash në rrjetet sociale u desh të ndërhyjë edhe Dana Uajt, presidenti i UFC që doli me një komunikatë ku lexohet: ‘Situata ka arritur në nivele të papranueshme dhe po bëjmë cdo hap për të arritur te përfaqësuesit e sportistëve për të gjetur një zgjidhje të brendshme për këtë cështje’.
Në këtë situatë, Konor Mekgregor cfarë bën? Fillimisht bën një koment në Twitter për luftëtarët nga Dagestani të dopuar duke postuar një foto të Kabib me Zubaira Tukugov dhe Ruslan Magomedov me këtë të fundit që është përjashtuar përjetë nga aktivitetet nga USADA, më pas bën njëftimin e famshëm:
‘Vendosa të vazhdoj, me fansat e mi të të gjithë besimeve fetare. Besimet na sfidonjë që të jemi gjithnjë e më të mirë. Ka vetëm një botë dhe është për të gjithë. Shihemi në Oktagon-shkruante Mekgregor dhe tani bëhet e paevitueshme pyetja: A do të ketë një ndeshje tjetër mes irlandezit dhe Nurmagomedov?
Përgjigja e Abdelaziz ishte ‘plot ngjyra’: ‘Sille b…..në wrestling duke qenë se ta shpif, ndoshta mund të fitosh e të kërkosh edhe një revansh’.
sfidanti.al