Edhe në moshën 39-vjeçare ka dëshirë të luajë futboll, dhe të fitojë trofe. Ksavi Hernandez mbetet po ai i pari, siç ishte tek Barcelona, edhe pse forma fizike padyshim që sot është më e dobët. i mësuar me tituj, ai i shtoi një tjetër koleksionit të tij shumë të pasur, pikërisht titullin kampion në Katar, fituar me Al Sadin.
Sërish me fanelën me numrin 6, ashtu si kur ishte në “Kamp Nou”, Ksavi vazhdon të rreshtojë kupat, ndërsa në Katar ka fituar gjithsej 4 të tilla. Me Barcelonën mori 25 trofe të rëndësishëm, ndër të cilët 8 tituj kampion dhe 4 Champions, me Spanjën edhe 3 tituj të tjerë (Botërori, 2 Europianë), dhe me Spanjën U19 doli kampion i botës në 1999. Në total, ai ka 33 kupa të fituara, ndërsa nuk dihet se kur do ta mbyllë karrierën e tij të lavdishme.
Sfidanti.al