Më keq se këtë sezon Real Madrid nuk kishte bërë thuajse kurrë. Dështimi është i plotë në të gjitha aspektet; duke nisur nga cështja e trajnerëve; në fillim në stol ishte Lopetegi, më pas erdhi Solari e tani është Zidan që dukej si njeriu me prekjen e mrekullive, por që në fakt e ndërpreu serinë e rezultateve pozitive me humbjen në Valencia.
Por ajo që shqetëson shumë tifozerinë e Los Blancos është numri i golave të pësuar nga kjo skuadër që këtë sezon ka arritur një mesatare prej 1.24 golash për ndeshje, 36 gola në 30 ndeshje, gati dy herë më shumë se Atletiko Madrid.
Në Ligën e Kampioneve Reali ka pësuar 10 gola me mesatare 1.25 gola për ndeshje, ndërsa në Kupën e Mbretit numri i golave të pësuar është 9 me 1.12 gola për ndeshje, në Superkupën ?Evropiane 4 gola në një ndeshje dhe në Botërorin e Klubeve 1 gol në 2 ndeshje. Në total, janë 60 gola të pësuar në 49 ndeshje të luajtura në këtë sezon nga Reali i Madridit.
Në aspektin e shifrave, më keq se skuadra madrilene kanë bërë Hueska dhe Sevija me 60 gola të pësuar por në 52 ndeshje me një mesatare më pak të frikshme. Ndeshja me Valencian ishte humbja e 15 në këtë sezon për klubin merenges; nga këto 9 janë në La Liga, 3 në Ligën e Kampioneve, 2 në Kupën e Mbretit dhe 1 në Superkupën Evropiane. Herën e fundit që Reali i Madridit regjistroi kuotën e 15 humbjeve në një sezon la qenë në sezonin 1993/94 kur u rendi në vendin e katërt në kampionat, u eliminua nga paris Sën Zhermeni në Kupën e Kupabe dhe u poshtërua nga Tenerife në cerekfinale të Kupës së Mbretit.
Por sezoni nuk është mbyllur akoma dhe për Realin ka ende kohë për të bërë më keq duke qenë se kanë mbetur edhe 8 ndeshje për t’u luajtur. Tashmë arritja e Barcelonës në krye është praktikisht një mision i pamundur, ndërkohë që është e vështirë për të marrë edhe vendin e dytë nga Atletico Madrid.
Kështu që Realit i mjafton të humbasë 4 nga 8 ndeshjet e mbetura për të barazuar rekordin historik me 19 humbje rë pësuara në vitin 1985, vit kur Reali i Madridit arriti të fitojë një trofe, Kupën UEFA pasi mundi në finale Videoton, por u rendit i 5 në kampionar dhe u eliminua në 1/8 e finaleve të Kupës së Mbretit.
Los Blancos në historinë e tyre nuk e kanë parë veten kurrë mbi 17 pikë larg rivalëve historikë të Barcelonës. Në këtë moment është 13 pikë prapa dhe në lojë janë edhe 24 pikë të tjera. Edhe në këtë rast duke parë gjendjen ku është skuadra, rekordi mund të thyhet. Dhe e gjithë kjo ndodh pikërisht menjëherë pas largimit të Kristiano Ronaldos te Juventusi dhe që i paraprin me shumë mundësi, një revolucioni të ri në brendësi të Realit të Madridit.
sfidanti.al