Mançester Siti e ndjen veten pranë, dhe Pep Guardiola ka folur me ish-lojtarin e tij, por ka diçka që e vështirëson të ardhmen e Lionel Mesit. Besohet se ai fiton mbi 100 milionë euro rrogë, në bazë të të gjitha klauzolave, dhe kjo pagesë kaq e lartë mund ta bëjë të pamundur qoftë edhe për Paris SG, Interin apo Mançester Junajtidin që të hedhin hapin për ta marrë nga Barcelona. Edhe vetë Siti mund ta ketë problem në një kohë të tmerrshme të koronavirusit, dhe me eleminimin në çerekfinale të Championsit. Gjithsesi, ka edhe një tjetër skenar, është ai që vetë Barcelona mund të jetë duke menduar se një rrogë e tillë prej mbi 100 milionë eurosh është e papërballueshme në kohë krize financiare, dhe me skuadrën që nuk fitoi asnjë trofe këtë vit.
Sfidanti.al