Kumani i paska thënë Mesit: Privilegjeve të tua u erdhi fundi!

Një lojë e rrezikshme po zhvillohet tek Barcelona lidhur me simbolin e klubit në këta 20 vjet. Pavarësisht mbështetjes publike të Ksavit, Pujolit apo ish-presidentit Laporta, njerëz në klub si dhe trajneri Ronald Kuman, duket se po marrin pozat e “të fortit” me Lionel Mesin. Në media kanë “rrjedhur” lajme se Kumani i ka thënë kapitenit se “koha e privilegjeve për ty ka marrë fund”. Nëse kjo është e vërtetë, është një sjellje shumë më arrogante dhe pa respekt sesa telefonata prej 60 sekondash me Luis Suarezin për t’i thënë se duhet të largohet. Kjo duket se e bindi përfundimisht numrin 10 se kishte ardhur koha për t’u larguar. Në moshën 33-vjeçare ai konsiderohet ende si tepër i fortë, si një nga më të mirët në botë, por duket se Kumani (dhe Bartomeu) e cilësojnë rrezik për pozitën e tij në krye të skuadrës.

Sfidanti.al