Barcelona ul pretendimet për Mesin, tani kërkon 220 milionë euro!

Sërish janë shumë, por është një shumë që ende mund të paguhet. Ylli më i madh i futbollit botëror mund të largohet për 220 milionë euro, sipas lajmeve nga mediat, ndërsa Barcelona nuk dëshiron të shkojë në gjyq për kontratën e tij. Klubi katalanas duket se ka frikë se klauzola që e lejon kapitenin të largohet falas, mund të mos kenë skaduar, pra mund të mbetet në fuqi. Nuk është se në “Kamp Nou” duan që ta mbajnë Mesin me patjetër në skuadër, nuk dihet saktë pse, por çështja kryesore është të ulen në bisedime me përfaqësuesit e tij për të fituar një sasi të madhe parash, që do të ndihmonte për të rindërtuar skuadrën. Mançester Siti, Interi, PSG apo Junajtidi thuhet se duan, ndërsa tek Siti kanë frikë diçka tjetër, që FIFA mund të thotë se klauzola prej 700 milionë eurosh mbetet në fuqi dhe do të duhet të paguhet për kartonin e argjentinasit.

Sfidanti.al