Dikur ishte njeriu numër 2 për shiritin në krah pas Xhon Territ. Nuk mund të thuash se tek Çelsi i Murinjos, Hidinkut apo Ançelotit mugonin kapitenët, por trajneri i tanishëm Frenk Lampard mendon se për momentin ata nuk ekzistojnë. Me kapitenin Azpilikueta që edhe mund të largohet, ish-mesfushori gjykon se blutë kanë nevojë për më shumë udhëheqje dhe karakter. Kështu që Tiago Silva po merret me një funksion të dyfishtë, edhe si përforcim në mbrojtje, por edhe si lider. Mediat raportojnë se Lampardi do t’i japë pikërisht brazilianit shiritin, ndërsa në ekip janë edhe Verner, Zijeç, Çiluell dhe mund të vijë Haverc.
Sfidanti.al