Për Barcelonën ende nuk ka mbaruar: Po punojmë të mbajmë Messin

Barcelona po punon të mbajë Lionel Messin. Kjo është ajo që ka deklaruar Drejtori Teknik i skuadrës blaugrana Ramon Planes teksa komentoi lajmin e bujshëm për kërkesën e argjentinasit për t’u larguar nga Barcelona.

‘Ajo që duam është që të ndërtojmë një cikël tjetër fitues rreth futbollistit më të mirë në botë dhe të të gjitha kohërave-tha Planes gjatë konferencës së shtyp të organizuar për prezantimin e blerjes së re Francisco Trincao-Barcelona është rikonstruktuar shumë në këto vite dhe është kthyer gjithnë më e fortë.Duhet të nxjerrim përfundime nga kjo fazë, por ideja jonë është që të ndërtojmë skuadrën rreth më të mirit. Nuk parashikojmë asnjë lloj largimi në aspektin kontraktual sepse duam që ai të qëndrojë. E ardhmja që na pret është pozitive. Leo i ka dhënë shumë Barcelonës, është një lidhje që ka dhënë shumë dhe që u ka dhuruar shumë gëzim tifozëve. Ne duhet të luftojmë që kjo të vazhdojë. Kërkesa e tij është një lajm shumë i rëndësishëm, por tani duhet të punojmë shumë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për këtë situatë’

Ndërkaq, sipas Catalunya Radio, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu nuk ka dashur të humbasë më shumë kohë dhe dëshiron që të takojë menjëherë futbollistin  për të dëgjuar nga goja e tij nëse vendimi I tij për t’u larguar nga klubi duke shfrytëzuar klauzolën e largimit që ka skaduar në 10 qershor, është I parevokueshëm.

Sfidanti.al