Luis Suarez kërkon një aventurë të re. Sulmuesit uruguajan iu kërkua nga drejtuesit e Barcelonës dhe trajneri Koeman të gjejë një skuadër tjetër për sezonin e ardhshëm dhe kontaktet më të shumta duket se i ka me Inter Miamin në Major League Soccer me pronar David Beckham me të cilin ka nisur tratativat vetë Suarez
Sipas asaj që publikohet në median britanike, sulmuesi nuk humbi aspak kohë pas telefonatës së Ronald Koeman që i bëri të ditur se nuk ishte në planet e tij dhe nisi menjëherë kërkimet nëpërmjet përfaqësuesve të tij. Uruguajani do të donte që të qëndronte në Evropë, por në aspektin financiar duket se është Inter Miami klubi që ka shfaqur gatishmërinë t’I ofrojë një pagë më të madhe për ta bërë atë një prej yjeve të MLS që ka marrë vlerësime edhe nga vetë Suarez para jo shumë kohësh
Ai që po merret direkt me tratativat për Inter Miami është vetë David Beckam që është vënë në kërkim të një qendërsulmuesi të një niveli të lartë botëror për të vënë në jetë përfundimisht një projekt që ka nisur me mungesën e një ylli ndërkombëtar të futbollit.
Sfidanti.al