Si i përgjigjet NBA, vrasjeve të policisë amerikane? Me bojkot!

Edhe pse nuk është se ngjajnë shumë (nga gjendja ekonomike, flasim) njerëzve që po goditen nga policia amerikane, sërish basketbollistët e NBA-së po kryejnë një vepër të madhe emancipuese. Skuadra më e mirë e sezonit të rregullt, Miluoki Baks, vendosi të bojkotonte ndeshjen e plej ofit ndaj Orlando Mexhikut, duke mos dalë nga dhoma e zhveshjes. Pas saj, u largua nga parketi edhe Orlando, ndërsa bojkoti po përhapet në të gjitha ndeshjet e plej ofit.

Ky ishte reagim pas plagosjes së qytetarit Xhejkëb Blejk (Jacob Blake) nga policia amerikane pak ditë më parë, në vazhdën e vrasjeve të mëparshme, siç ishte ajo e Xhorxh Flojdit 3 muaj më parë. Lebron Xhejmsi theksoi këtë javë se “zezakët në Amerikë janë të trembur, të tmerruar”. Trajneri i Klipersave, Dok Rivers, u shpreh se “është çmeritëse sesi ne vazhdojmë ta duam këtë vend, dhe ky vend nuk na do!”

Sfidanti.al