Natyrisht përgjigjet nuk ishin kaq të thjeshta për t’u dhënë sepse pati “klauzola të ndryshme” në sondazh, por gjithsesi ky ishte mendimi i përgjithshëm i tifozëve katalanas. Së pari, me një shumicë dërrmuese prej 85 përqindësh, ata kërkuan dorëheqjen e presidentit Bartomeu, ndërsa edhe ata 15 për qind që nuk e kërkuan këtë, deklaruan se ky duhet të largohet pasi t’i mbarojë mandati. Plot 62 për qind e votuesve në sondazhin e “Markës” ishin që Mesi duhet të lejohet të largohet pa pengesë. Vetëm 14 për qind ishin që kapiteni duhet të paguajë klauzolën prej 700 milionë eurosh për të ikur. Tifozët dëshirojnë Nejmarin ose Mbapenë nëse Leo largohet. Plot 64 për qind mendojnë se tashmë Mesi është marrë vesh me një klub tjetër, dhe shumica mendojnë për Mançester Sitin.
Sfidanti.al