Mesi mund të thyejë rekordet e golave dhe ndeshjeve në Kupën e Amerikës

Kapiteni i Argjentinës, totalisht i përqëndruar në këtë garë të fundit të sezonit, nuk ka dhënë asnjë shenjë lidhur me atë që po ndodh tek Barcelona, dhe ka të drejtë. Së pari, dëshiron të fitojë trofeun që i mungon (i mungon edhe Kupa e Botës, por le ta synojë vitin tjetër). Argjentina luan në çerekfinale ndaj Ekuadorit dhe është favorite, por ndeshjet janë të vështira, aq më tepër që gjysmëfinalet dhe finalja e mundshme pritet të jenë “bomba”. Mesi, ndërkaq, mund të barazojë rekordin e ndeshjeve në Kupën e Amerikës nëse arrin në finale, sepse i duhen edhe 3. Kileni Livingston ka 31 ndeshje deri tani, ndërsa argjentinasi ka 28. Përsa i përket golave, Leo ka 12 gola, duke qenë vetëm 1 gol larg rekordit të Argjentinës që e mbajnë legjendat Moreno e Batistuta (nga 12). Rekordin absolut e kanë Norberto Mendez dhe Zizinjo (Brazil) me nga 17 gola.

Sfidanti.al