Gjysma e dytë e sezonit ndoshta nuk ishte më e mira e mundshme, por gjithsesi ne po flasim për atë që cilësohet si lojtari më i mirë i epokës sonë. Lionel Mesi vërtet nuk ia doli të fitonte Championsin me Paris SG, për të dytin vit radhazi, por gjithsesi realizoi 16 gola e shërbeu 16 asiste në 32 ndeshje në Ligën e Parë të Francës, e po ashtu pati 4 gola e 4 asistë në 7 ndeshje në Champions. Gjithsesi, ajo që vlen më shumë është që Mesi udhëhoqi Argjentinën drejt fitoresë së Kupës së Botës dhjetorin e kaluar në Katar, duke qenë lojtari më i mirë i turneut, e duke qenë shënuesi i dytë më i mirë pas Kilian Mbapesë. Raportet mediatike janë që Mesi është favorit ndaj Erling Halandit për të fituar Topin e Artë.
Sfidanti.al