Seria A, Verona qëndron në elitë, kthehet edhe Cagliari

Seria A ka njohur edhe dy skuadrat e fundit që do të plotësojnë kampionatin elitar të futbollit italian për sezonin e ardhshëm. Verona siguroi qëndrimin mes më të mirave pas fitores 3-1 kundër Specias në finalen e plej-ofit.  Sfida u vendos që në pjesën e parë. Veronezët kaluan në epërsi në minutën e pestë me Faraonin. Barazimi i shpejtë me Ampadu nuk i shërbeu Specias, që pa t’i shuheshin shpresat përpara pushimit të ndeshjes.

Ngoxh realizoi dy herë të tjera për Veronën, duke vulosur qëndrimin e skuadrës së tij në Serie A edhe për sezonin e ardhshëm. Në elitën e futbollit italian kthehet të luajë edhe Kaljari. Pas një viti mungesë, skuadra e drejtar nga Klaudio Ranieri siguroi promovimin në finalen e play-ofit të Serisë B, duke mundur në transfertë 1-0 Barin. Goli i Pavoletit në minutën e katërt shtesë vendosi triumfin e formacionit nga Sardenja, ndërsa edhe një herë Ranieri konfirmoi veten si trajneri i mrekullive.

Sfidanti.al