Nuk mund të imagjinohet që lojtarë të tillë të mos jenë pjesë e konkurrimit për çmimin e Futbollistit më të mirë të vitit në Europë. Këtë gjë e ka bërë UEFA me Lionel Mesin dhe Robert Levandovskin, të cilët arritën nivele të larta me golat dhe asistet e tyre sezonin e kaluar. Polaku pati 48 rrjeta dhe argjentinasi 38 në 47 ndeshje, duke pasur konkurrencë vetëm nga Kilian Mbape, por UEFA pati tre emra të tjerë në listën e ngushtë. Ata ishin Jorginjo i Çelsit dhe i Italisë, Kevin De Brujn i Mançester Sitit dhe Belgjikës si dhe Ngolo Kante i Çelsit dhe Francës. Duket se më shumë rëndësi kanë trofetë kolektivë, si Championsi dhe Kampionati Europian. Çelsi mundi Sitin në finalen e së parës dhe Italia fitoi me penallit ndaj Anglisë në finalen e dytë. Përsa i përket trajnerit të vitit, ka më shumë normalitet sepse në garë janë Roberto Mançini, Tomas Tuhel dhe Pep Guardiola.
Sfidanti.al