Ndoshta Ole Gunars Solskjer e ka ndarë mendjen dhe po e ndërton skuadrën pa e llogaritur. Pol Pogba, nga një “shtyllë” e rëndësishme e Mançester Junajtidit po bëhet gjithnjë një element i tepërt, diçka që po dëmton karrierën e vetë francezit, deri diku klubin anglez, por edhe agjentin Mino Raiola. Sa më shumë kohë të rrijë pa luajtur kampioni i botës, aq më shumë i bie vlera kartonit të tij, dhe aq më shumë bien fitimet për këdo.
Të fituar në këtë konflikt, padyshim janë Çelsi apo Totenhemi, rivalë të Junajtidit në garën për Champions, apo edhe klube të tillë si Juventusi që ndoshta dëshiron ta marrë sërish Pogbanë. Njihen shumë raste kur një lojtar ka qenë problematik në një skuadër, por ka qenë shembullor diku tjetër. Mjaft të përmendim Mauro Ikardin. Pogba nuk luajti për Junajtidin në fushën e Bërnlit, dhe po ashtu nuk u llogarit as për sfidën ndaj Arsenalit në mesjavë, po në Premier Ligë.
Sfidanti.al