Lamtumirë si e David Vijës, ikën me fitoren e Kupës së Perandorit!

Ishte ndeshja e parë për trofe në vitin e ri, dhe ai e fitoi. Një nga sulmuesit më të mirë të shekullit 21, David Vija, i dha fund karrierës së tij futbollistike me triumfin në finalen e Kupës së Perandorit në Japoni. Spanjolli ishte në përbërje të Visel Kobes, që triumfoi 2-0 ndaj Kashima Antlersit, në ndeshjen që shërbeu si përurim për stadiumin olimpik të Tokios. Stadiumi do të përdoret për Lojërat Olimpike të këtij viti.

Golat u shënuan nga Inukai (autogol) dhe Fuxhimoto, ndërsa Vija nuk ishte titullar, sepse vinte nga dëmtimi. Ai hyri në lojë në minutën e 92-të në vend të gjermanit Lukas Podolski. “Punova shumë javët e fundit për ta mbyllur karrierën në këtë formë dhe për të qenë në fushë për fitoren e trofeut”, – tha i mbiquajturi “El Guahe”. Vija ka fituar 15 tituj në karrierë, një Kupë Bote dhe një Europian me Spanjën, një Kupë të botës për klubet me Barcelonën, po ashtu me katalanasit 2 tituj kampion, një Superkupë të Europës. Fitoi një titull kampion me Atletikon, 3 kupa të Mbretit (Saragoza, Valencia, Barcelona) dhe 3 Superkupa të Spanjës.

Sfidanti.al