Vetëm tre vjet më parë ishte një futbollist i mirë, por i panjohur në Europë. Dejan Kulushevski, “objekti” i derbit të fundit të Italisë mes Juventusit dhe Interit, luante për një skuadër krejt të rëndomtë suedeze, Bromapojkarna, dhe kur Atalanta ofroi 200 000 euro, drejtuesve të klubit iu duk sikur u kishte rënë “bingoja”. Dakord, klubi i Serisë A vuri një bast të vogël, dhe tregoi se çfarë specialistësh ka në përbërje për “skautizmin”.
Kanë kaluar pak më shumë se 3 vjet, dhe Kulushevski u kthye në “pulën” që bën “vezë të arta”. “Veza e tij e artë” vlen 44 milionë euro, kaq do të jetë shuma që do të japë Juventusi për kartonin e tij, 35 milionë si shifër kryesore, dhe 9 milionë si shpërblime të ndryshme. Atalanta fitoi 220 herë më shumë sesa shpenzoi, diferenca ndoshta më e madhe në Itali apo edhe në Europë. Juventusi ra dakord që Kulushevski të luante deri në fund të sezonit me Parmën, ku është i huazuar.
Sfidanti.al