Nuk ishte e lehtë të fitohej ndaj Denverit, të paktën kështu dukej në prag të përballjes. Gjithsesi, Hjuston Rokits arriti të sukses të madh, falë rikthimit të yllit të vet kryesor, Xhejms Hardenit. “Mjekra”, pasi humbi të vetmen ndeshje të sezonit deri tani, shpërtheu me 35 pikë, 3 topa në tabela, 6 asistë, 1 vjedhje e 2 bllokime gjuajtjesh, ndërsa Hjustoni triumfoi ndaj Denverit me shifrat 130-104. Natyrisht, nuk mbeti prapa Rasëll Uestbruk me 28 pikë, 3 topa në tabela e 7 asistë, por kuptohet në prani të Hardenit, ai nuk mund të ndjekë ëndrrën e tij të tripëll dabëllit.
Klint Kapela, Ajsajah Hartenstein dhe Erik Gordon plotësuan pesëshen që pati më shumë kontribut në sukses. i zakonshmi Nikola Jokiç ishte më i miri për miqtë me 21 pikë, 8 topa në tabela e 4 asistë. Hjustoni tani është në vendin e katërt në Perëndim me 23 fitore e 11 humbje, ndërsa Denveri mbetet i dyti po në Perëndim me 23 fitore e 10 humbje. Gara duket e ashpër, bashkë me Lejkërsin kryesues, Klipersat, Dallasin dhe Jutën.
Sfidanti.al