Mes Alonsos dhe Fetelit duhet të ketë ndodhur diçka në F1!

Ishte një diskutim thuajse surrealist, ai i tre pilotëve të podiumit pas garës së Hungarisë. Në të vërtetë, diskutimi u bë pasi Fernando Alonso, ish-kampioni i botës në Formula 1, postoi një mesazh në rrjetet sociale ku shkruante: “Ju lumtë, Ljuis Hamilton dhe Maks Verstapen, ishit 70 xhiro në maksimum, më shumë se 1 minutë ndaj të tretit, dhe gati një xhiro e gjysmë ndaj të pestit. Të dy, impresionues, ju falenderoj për spektaklin”.

I treti në garë ishte Sebastian Fetel, që nuk e priti mirë këtë “shaka” të spanjollit. Kur u pyet nëse do t’i pëlqente që Alonso të kthehej në F1, gjermani nuk duroi dot. “Nuk më intereson, – tha ai, – nuk e di pse, por atij asnjëherë nuk i ka ecur në F1. Mendoj se është i mërzitur nga që rri kot, derisa shkruan të tilla gjëra, si puna e përgëzimit që bëri. Nuk më intereson nëse kthehet”. Hamilton vlerësoi Alonson dhe deklaroi se priste me krahë hapur, ndërsa Verstapen tha se kurrë nuk ishte ndeshur me të në pistë. Atëherë, Hamiltoni e ngacmoi se “Alonso mund të ishte babai yt”.

Sfidanti.al