Yjet duan përforcime, Bajerni thotë veç: E dimë që duhet të bëjmë diçka

Robert Levandovski nuk është një kryengritës i lindur, edhe pse është një sulmues race. Polaku, sidoqoftë, nuk e përmbajti dot veten pas humbjes me Dortmundin në Superkupë, duke i bërë një kujtesë klubit. “Kjo ndeshje tregoi se çfarë problemesh kemi, – tha ai, – kur shikoje stolin, kuptoje se kemi pak alternativa. Djemtë e rinj kanë potencial padyshim, por sot kemi nevojë për lojtarë që të hyjnë në fushë dhe të bëjnë diferencën. Kemi pak profesionistë”.

Leroi Sané kërkohet urgjent, edhe pse ai pësoi dëmtim në Superkupën e Anglisë. Bajerni po mendon për Mark Rokën e Espanjolit, Hakim Zijeçin e Ajaksit, dhe për një sulmues. Vetë Levandovski pohon se “edhe mua më bëhet mirë me një sulmues tjetër, pasi sezoni është i gjatë”. Xhoshua Kimih thekson se “përforcimet duhet të vijnë urgjent”. Hasan Salihamixhiç është nën presion, por drejtori sportiv mund të thotë vetëm se “e dimë se duhet të bëjmë diçka”.

Sfidanti.al