Mario Baloteli ka një histori pafund me ngjyrat kuqezi. Pas Milanit dhe Nisës, skuadra e re te sulmuesit italian mund të jetë Flamengo. Baloteli aktualisht është i lirë dhe në kërkim të një skuadre të re dhe lajmet më të fundit e cojnë atë në Brazil.
Pasi u fol për një kalim të mundshëm te Parma, Breshia e Verona, duket se Baloteli tani është vënë në shënjestrën e Flamengos. Agjenti i futbollistit, Mino Raiola ka filluar të studiojë propozimin për futbollistin dhe është në kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e klubit brazilian.
Në këtë pikë, pengesa e vetme për momentin është paga e futbollistit, por Flamengo duket se është gati të bëjë një sakrificë dhe t’i japë një mundësi të re Mario Balotelit. Ndërmjetës në këto bisedime është edhe agjenti Andrea Katoli i cili prezantoi Balotelit ofertën e brazilianëve për një kontratë për 2 vjet e gjysmë dhe bashkë me Supermarion, në Brazil mund të zbarkojë edhe vëllai i tij Enok që ka marrë një propozim nga Boavista
sfidanti.al