Legjenda vazhdon; Tom Bredi te Nju Ingland Patriots deri në moshën 44 vjec.

Tom Bredi duket se po jeton rini të përjetshme. Tashmë në moshën 42 vjecare, kuotërbeku legjendar i Patriots ka vendosur që të vijojë ende karrierën dhe për të bërë më të madhe legjendën e tij. Lojtari më i madh i të gjitha kohërave në National Football League në fakt vendosi të rinovojë kontratën me Nju Ingland edhe për 2 vjet të tjerë deri në 2021 për një pagë marramendëse 70 milionë Dollarë

Lajmi nuk është ende zyrtar, por ata që e konfirmojnë atë janë burime shumë pranë drejtuesve të Nju Ingland Patriots. Paga e përfituar nga Bredi me kontratën e re është e ndarë në mënyrë të tillë; 8 milionë Dollarë ai i përfiton si bonus vetëm për firmën në kontratë, 30 milionë për vitin 2020 dhe 32 milionë Dollarë të tjerë për 2021.

Me fanelën me numrin 12, Bredi ka fituar 6 finale të Super Bowl, dmth 6 tituj të NFL në 9 finale të luajtuara në karrierën e tij. Suksesi i fundit i tij ishte ai i këtij viti kur Nju Ingland mundi Los Anxheles Rams 13-3.

sfidanti.al