Kush do të jetë shoku i skuadrës së Ljuis Hamilton te Mercedes sezonin e ardhshëm? Toto Volf, krijonn një cështje tek skuderia gjermane pas përfundimit të Cmimit të Madh të Hungarisë në Botërorin e Formula 1. ‘Kemi një vendim të vështirë për të marrë pasi do të duhet të zgjedhim mes Esteban Okon dhe Valteri Botas-tha Toto Volf-do të kthehemi në shtëpi dhe do të krahasojmë të gjitha të dhënat dhe do të ketë një diskutim brenda skuadrës’
Kjo deklaratë e thotë qartë se Botas nuk është i sigurt se Mercedes do ta rikonfirmojë, ndërkohë që Okon sheh t’i rriten shpresat për të qenë pilot titullar i kësaj skuadre pasi qëndroi 1 vit si pilot rezervë.
‘Është një diskutim që ka të bëjë edhe me të ardhmen, pasi kemi në radhët tona një pilot të ri si Estebani që e meriton një mundësi, por është edhe presioni, mund të jetë e vështirë për të kundër Hamilton prandaj do të jetë një zgjedhje e komplikuar-vijoi Volf-do të jetë një verë e turbulluar
sfidanti.al