E ardhmja e Hames Rodrigez vazhdon të jetë larg Santiago Bernabeut. Futbollisti kolumbian është kthyer te Reali pas dy sezonesh me huazim te Bajerni i Mynihut, por valixhet i ka ende gati për t’u larguar në destinacionin e tij të ri që është jashtë La Ligës dhe bëhet fjalë për Napolin.
Sipas të përditshmes italiane ‘La Repubblica’ presidenti i Realit të Madridit Florentino Perez dhe ai i Napolit, Aurelio de Laurentis kanë gjetur një marreveshjen për kalimin e Hames te skuadra italiane me huazim nëse Los Blancos nuk do të mund të shesin atë diku tjetër deri në datën 15 gusht. Vlen të kujtohet se përvec Napolit, interes për kolumbianin kanë shfaqur edhe Atletiko Madrid dhe Olimpiku i Marsejës që në fakt i bënë tentativat e tyre për të siguruar shërbimin e tij
Por Reali i Madridit tentoi që ta përfshinte Hames Rodriges në tratativat për Pogba duke i ofruar Mancester Junajtid përvec kartonit të tij edhe 30 milionë Euro, ofertë kjo që Djajtë e Kuq e refuzuan. Kështu nëse do të konfirmohet ajo që publikon ‘La Repubblica’, Hames shumë shpejt do të ritakohet me trajnerin që ka pasur më shumë besim te ai; Karlo Ancelotin.
sfidanti.al