Më në fund po i marrim me të mirë, para “me thasë” për Caljen e Qerimajn!

Këtë herë besohet se do të mbeten të kënaqur. Peshëngritësit më të mirë shqiptarë, Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, do të përfitojnë një shumë të madhe financiare pas suksesit të tyre në Kampionatin Botëror të zhvilluar pak ditë më parë në Uzbekistan. Për Caljen, nënkampion i botës në dygarësh, ky shpërblim mund të arrijë afërsisht në 18 milionë lekë të reja. Kjo sepse qeveria shqiptare ka bërë së fundmi një saktësim për këtë sport, duke dhënë shpërblim për të gjitha medaljet, edhe ato në stilet e veçanta.

Calja merr 10 milionë lekë për vendin e parë në stilin e shkëputjes dhe 6 milionë lekë për vendin e dytë në shtytje. Medalja e argjendit në dygarësh vlerësohet me 30 për qind të shumës, që do të thotë rreth 2 milionë lekë, ndonëse nga shuma do të hiqet tatimi sipas ligjit. Erkand Qerimaj do të ketë shpërblim deri në 5 milionë lekë, pasi merr 3 milionë lekë për vendin e 4-ët në shkëputje, 1 milionë lekë për vendin e pestë në shtytje dhe 1 milionë lekë për vendin e katërt në dygarësh. Sipas vendimit të qeverisë të miratuar vitin e kaluar, njihen shpërblime për 8 vendet e para në Olimpiadë dhe në Botëror, për 6 vendet e para në Europian, për 3 vendet e para në Lojrat Mesdhetare, dhëe për vendin e parë në Kampionatin Ballkanik, për të gjitha sportet.

TABELA E SHPËRBLIMEVE

Olimpiadë

Vendi 1      10 milionë

Vendi 2      7 milionë

Vendi 3      5 milionë

Vendi 4      3 milionë

Vendi 5      2 milionë

Vendi 6      1 milionë

Vendi 7      800 000

Vendi 8      500 000

Botëror

Vendi 1      10 milionë

Vendi 2      6 milionë

Vendi 3      4 milionë

Vendi 4      3 milionë

Vendi 5      1 milionë

Vendi 6      800 000

Vendi 7      600 000

Vendi 8      400 000

Europian

Vendi 1      4 milionë

Vendi 2      2 milionë

Vendi 3      1 milionë

Vendi 4      800 000

Vendi 5      600 000

Vendi 6      400 000

Lojrat Mesdhetare

Vendi 1      2 milionë

Vendi 2      1 milionë

Vendi 3      800 000

Kampionati Ballkanik

Vendi 1      1 milionë

Sfidanti.al