Magjia e Salahut: Sikur këtë ta kishte bërë Mesi…!

Mohamed Salahtregoi, edhe një herë tjetër, se ai po zhvillon një sezon ëndrrash. Ky futbollist fantastik egjiptian i Liverpulit tregoi se ai zotëron një magji të vërtetë te këmbët e tij, ndërkohë që ai arriti të amortizoi një top të fortë të pasuar nga Milneri, ta përpunoi me kokë e më këmbë dhe ta dërgoi topin, pa rënë fare në tokë, por duke e xhongluar atë në ajër me lehtësinë më të madhe, në rrjetën e portës së Portos, dhe duke e lënë të befasuar portierin e ri Hoze Sa.

Legjenda e futbollit anglez dhe të Liverpulit, Stiven Xherard, tani, komentator sportiv në median angleze, e komentoi, në një mënyrë mjaft origjinale, golin që shënoi Salahu: “Nëse këtë gol do ta kishte bërë Mesi, e gjithë bota do të kishte luajtur mendsh”.

Sfidanti.al