Raiola në aksion: Një “paketë” nga Milano për në Paris

Media italiane bën të ditur se agjenti i njohur kontraversal, Mino Raiola, do të marrë përsipër “rastin Ikardi” dhe se, shumë shpejt, ai do të bëhet agjent i tij. Agjentja e tanishme e Ikardit, bashkëshortjae tij,Vanda Nara, do të mbështetet nga Raiola qëtë zhvillojë bisedime për transferimin e tij. Interi, në fakt, nuk ka shumë se çfarë të bëjë, sepse klauzola e blerjes së Ikardit ka një vlerë prej 110 milionë eurosh, të cilën janë gati ta paguajnë disa klube.

Media italiane shkruan se destinacioni i ardhshëm i këtij sulmuesi është Parisi, duke qenë se PSZH-ja është gati t’i ofrojë atij një pagësë më të madhe, konkretisht, 13 milionë euro për sezon. Në fakt, këtëpagesë nuk është gati t’ia ofrojë Ikardit asnjë klub tjetër në Evropë, veç klubit francez të lartpërmendur, ndërkohë që Raiola ka marrëdhënie të shkëlqyera me PSZH-në. Por, kjo nuk është e gjitha, pasi ka shumë mundësi që në “paketë” me Mauro Ikardin, në “Parkun e princave” të shpërngulet edhe Xhanluixhi Donaruma i Milanit që, gjithashtu, kontrollohet nga “shkopi i dirigjentit” Raiola. PSZH-ja, në fakt, është në kërkim të një portieri të ri dhe Donaruma është, momentalisht, një objektiv primar.

Sfidanti.al