Një foto, të cilën e ëndërrojnë të gjithë në Madrid!

PSZH-ja, në kuadrin e Champions-it, u mund 3-1 nga Reali i Madridit në “Santiago Bernabe”, kështu që në këtë tempull madridas erdhi edhe Nejmari, për të cilin thuhet se është mjaft i interesuar klubi “mbretëror”. Me këtë rast, në fushë, gjatë ndeshjes, fotografët kapën një moment mjaft interesant, të cilin tifozët e Realit e kanë ëndërr që ta shohin – Ronaldo dhe Nejmari që i kanë hedhur krahët njëri-tjetrit, duke i entuziazmuar tifozët e klubit “mbretëror që shpresojnë se, gjatë verës së ardhshme, ata do të mund t’i shikojnë ata bashkë, të veshur me të njëjtën bluzë, duke festuar bashkërisht golat.

Askush nuk e di se çfarë kanë biseduar ata të dy bashkë, por, ama, nuk do të jetë aspak habi, nëse del se, në atë moment, Ronaldo i ka thënë Nejmarit se ai është i mirëpritur në “ Bernabe”.

Sfidanti.al