UEFA  “i ulet” në gjunjë  Skënderbeut : askush si ju për trukimet !

“Ky klub ka trukuar ndeshje futbolli si asnje tjeter me perpara ne historine e futbollit”.

Kjo eshte kryefjala e raportit ose me mire te themi librit prej 93 faqesh qe UEFA ka pergatitur ne lidhje me klubin me te “suksesshem” shqiptar te 10 viteve te fundit.

Denimi per 1 vit pezullim nga kompeticionet e UEFA-s i dhene ne 2016 paska qene  lule ne krahasim me ate cfare kerkohet tani. 10 vjet pezullim nga Europa dhe 1 milione euro gjobe. Kjo eshte kerkesa qe bejne hetuesit e UEFAs pasi kane marre ne shqyrtim 53 ndeshjet e trukuara te Skenderbeut  ne 7 vitet e fundit.

Raporti i UEFA-S ka dale ne daten 7 shkurt, pikerisht ne daten kur Asambleja Zgjedhore po vendoste per te ardhmen e futbollit por ne ate mbledhje nje gje e tille nuk u denjua, madje u trukua per bukuri.. Nje jave me pas gjithcka u be publike. Padyshim qe nuk eshte nje lajm I mire per futbollin shqiptar per ate skuader ne te cilen eshte investuar shume(madje edhe ne kurriz te tjereve) per te qene aty. Nuk eshte se kjo degjohet per here te pare por ajo qe te vjen keq eshte sepse ne te gjitha raportet e UEFA-s ky eshte rasti me i madh i trukimit te ndeshjeve nga nje skuader europiane.

Uefa e thote qarte ne materialin e saj  ka prova te forta, levizjet e koeficenteve te basteve te studiuara nga kompani serioze angleze por edhe materialet video te monitoruara nga eskperte ndeshjesh. Ajo qe e ka shqetesuar me shume UEFA-n eshte se nuk ka gjetur asnje bashkepunim nga pala shqiptare ndryshe nga cfare ka ndodhur ne Europe ku rasteve te  ndeshjeve te trukuara i eshte shkuar pertej denimeve sportive duke patur edhe rrefime lojtaresh apo aktoresh te tjere.

Ne rastin tone UEFA godet fort duke e quajtur Skenderbeun edhe “grup kriminal” per menyren sesi jane manipuluar ndeshjet dhe sa miliona dollare kane qarkulluar. Nuk eshte ndalur vetem aty por jane  permendur edhe emra qysh nga presidenti Takaj, ish- presidenti Zeqo apo nje nga njerezit me pushtet Ridvan Bode, por pa lene menjane edhe futbollistet. Emri me i permendur eshte ai i Orges Shehit, portierit dhe kapitenit aktual te skuadres.

Ajo qe bie ne sy eshte se ne sancen degjimore Skenderbeu nepermjet avokatit e ka pranuar nje gje te tille por duke tentuar t’ia perveshi  fajin vetem  lojtareve , duke u perpjekur te largoje klubin dhe drejtuesit e vet, edhe ata me siper.. nga nje ngjarje e tille.

Tani i mbetet komisioneve per te marre vendimin, kur krenaria e shqiptareve mund te kthehet ne turpin tone.

Sfidanti.al