Liverpuli mundi thellë 5-0, në fazën 1/8 të finaleve të Champions-it, jashtë fushës së vet, në stadiumin “Dragao”, ekipin vendas të Portos dhe një nga golashënuesit ishte Roberto Firmino. Ky futbollist brazilian e shënoi golin e tij, të katërtin për Liverpulin, në min. e 69-të, mbas një aksioni të shkëlqyer, duke barazuar mekëtë gol legjendën e “Enfildit”, Stiven Xherard.
Ky ishtë goli i shtatë i Firminos në Champions gjatë këtij sezoni, aq sa ka shënuar edhe Xherardi në një sezon në këtë konkurrim.
Sfidanti.al