Luiza Gega fiton tjetër garë, këtë herë në Itali dhe në sfidën e miljes!

Është një garë me origjinë të padiskutueshme anglosaksore, pasi matet jo me kilometra. Është gara e miljes, që “përkthehet” në 1609.34 metra, dhe në të cilën mori pjesë kampionia e Shqipërisë dhe e Europës, Luiza Gega. Atletja 33-vjeçare triumfoi në itinerarin e vrapuar në pistën e qytetit italian Biela, duke lënë prapa konkurrentet afrikane. Ajo dha kohën 4’41”, një kohë larg rekordit botëror të kësaj gare, por që është barazim i rekordit në Mitingun e Bielës. Koha është e mirë sepse Gega nuk është specialiste e miljes, duke qenë e përqëndruar në 3 000 metra me pengesa, dhe duke e lënë prej kohësh pas dore garën e 1500 metrave që kishte më parë.

Sfidanti.al