Alegri flet “në majë të gishtave” për fillimin e kthesës së Juves

Një fitore është vetëm një dhe aq, e nuk mund të konsiderohet që sjell ndonjë ndryshim shumë të madh. Për Juventusin kjo vlen më shumë se thuajse për çdo skuadër tjetër, ndonëse trajneri Masimiliano Alegri është si puna e atij psikologut, politikanit apo priftit, që ka detyrë të ngrejë lart moralin e njerëzve. Për këtë arsye, tekniku juventin e vlerëson shumë suksesin në fushën e Torinos. “Është hapi i parë drejt ndryshimit, – tha ai, – u treguam grup i bashkuar. Djemtë ishin seriozë, me personalitet dhe isha shumë i qetë duke i ndjekur. Bëmë aksione të mira, gjuajtëm shumë drejt portës. Tani na duhet vazhdimësi, por kam besim”. Juventusi është ende larg kreut, por kampionati është i gjatë.

Sfidanti.al