Hamiltoni: Shkelja e Red Bullit është vendimtare, me plus 300 000 paundë kisha dalë kampion

Sipas atyre që thuhen, ekipi nga Austria i shkeli rregullat për të pajtuar në punë Adrian Njuejin, një inxhinier të shkëlqyer që punon për aerodinamikën. Njuej është një emër i madh i Formula 1 pasi ka ndihmuar skuadra të tjera më parë për të dalë kampion. Red Bulli mbrohet duke thënë se Njuej ishte me kontratë të brendshme, për FIA thotë se kontrata ishte e jashtme, prandaj cilësohet shkelje e rregullave. Gjithsesi, Red Bulli nuk do ta humbasë titullin, për një shkelje që është më pak se 2.9 milionë USD, veçse Ljuis Hamilton thekson se “nëse në 2021, ne do të kishim shpenzuar vetëm 300 000 paundë stërlina më shumë, unë do të kisha dalë kampion”.

Sfidanti.al