Lotar Mateus i tërheq veshin Joakim Lëvit: Duhet që të zgjohet!

Ish-kapiteni i kombëtares mbeti shumë i pakënaqur me atë që i panë sytë në ndeshjen ndaj Hungarisë. Lotar Mateusin nuk e zinte vendi ndërsa priste radhën për të komentuar Gjermaninë e tij, dhe fjalët e thëna nuk ishin aspak të ëmbla për trajnerin Joakim Lëv. “Një ndeshje shumë e keqe e kombëtares, – tha Mateusi, – probleme në mbrojtje, pafuqi depërtimi në sulm. Këtë herë nuk pati dëshirë, energji të lartë dhe bashkësinë që e admiruam ndaj Portugalisë. Lëvi edhe një herë u mbështet tek lojtarët që e lanë dikur në baltë. Është koha që ai më në fund të zgjohet dhe të aktivizojë ata që e meritojnë, pak rëndësi nëse kanë 10 vjet me kombëtaren apo vetëm 2 muaj. Nuk duhet të provojmë një ndeshje tjetër si kjo, ndërsa Hungaria ishte e fortë, ia bëri të vështirë jetën të gjithëve dhe mund të largohet me kokën lart”.

Sfidanti.al